
Talat Xhaferi, Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, është pritur në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në kryeqytetin shqiptar.
Kjo është vizita e parë e Xhaferit, në fakt e një Kryeministri shqiptar të Maqedonisë së Veriut, që vjen në Tiranë, edhe pse në kuadër të një samiti rajonal.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor që mbahet sot në Tiranë ka në fokus planin e rritjes ekonomike.