
Kontrolli publik i Listës Zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme fillon sot dhe do të zgjasë deri në mesnatën e datës 18 mars 2024.
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në listën zgjedhore mund ta bëjnë këtë në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), http://www.sec.mk dhe në adresën: https: //izbirackispisok.gov.mk ose personalisht në departamentet dhe zyrat rajonale të KSHZ-së.
Kërkesa për regjistrim, plotësimi ose fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore dorëzohet me shkrim në drejtorinë rajonale ose zyrat e KSHZ-së ose përmes e-mail në KSHZ në adresën e mëposhtme: upisis@sec.mk.