
Rreth 31 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga pushtimi i Rusisë dy vjet më parë, ka njoftuar presidenti Volodymyr Zelensky.
“31 mijë ushtarë janë vrarë në këtë luftë. Jo 300 mijë apo 150 mijë siç pretendojnë rrejshëm Putini dhe rrethi i tij”, tha Zelensky në një konferencë shtypi në Kiev.
“Megjithatë, kjo është një humbje e madhe për ne”, vazhdoi ai.
Zelensky tutje tha se nuk do ta zbulojë numrin e ushtarëve të plagosur ose të zhdukur, pasi sipas tij, kjo do ta ndihmonte planifikimin ushtarak rus, shkruan Metro.co.uk, transmeton Klankosova.tv.