Zv. ministri shtesë i Punëve të Brendshme në RMV, Mitko Bojmacaliev sot në mëngjes ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës Nenad Neshiq, lidhur me miratimin e Bosnjës dhe Hercegovinës për udhëtimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me letërnjoftim.
Bojmacaliev informoi se me ministrin Neshiq kanë biseduar për të lejuar qytetarët RMV-së të udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë me letërnjoftime me emrin e vjetër, duke respektuar Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës për kushtet për udhëtimin e shtetasve të të dy vendeve, të nënshkruara në vitin 2018.