
Klan Maqedoni mëson se ka ndodhur një vrasje në fshatin Bllacë të Shkupit. Siç mëson Klan Maqedoni, rreth orës 18.15 minuta, N.T ka njoftuar në Polici se e ka gjetur të vrarë vëllain e tij 57 vjeçarin Z.T , në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme për në Bllacë të Epërme. Siç mëson Klan Maqedoni, në polici është raportuar se vrasjen e ka kryer një personi i panjohur me armë zjarri pushkë. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur edhe gëzhoja nga armë zjarri./tvklan.mk