Maqedonia dhe Shqipëria nuk mund të harmonizojnë ligjet për të mbrojtur rezervat e peshkut në Liqenin e Ohrit

Maqedonia dhe Shqipëria për vite me radhë nuk kanë arritur të dakordohen për të harmonizuar ligjet për të mbrojtur rezervat e peshkut në Liqenin e Ohrit. Dimçe Majkoski nga Klubi i Peshkimit Sportiv në Ohër, thotë se që nga viti 2000 është kërkuar që të ketë ndalim të përkohshëm të peshkimit derisa të zgjasë shumimi, për të përcaktuar madhësinë nën të cilën nuk duhet të peshkohet, sa duhet të peshkohet çdo vit dhe dispozita të ngjashme ligjore. Por nga kjo asgjë nuk është arritur.

“Ata kanë një ligj që mbulon peshkimin në deti dhe në ujërat e ëmbla. Te ata paguan një licencë, pavarësisht nëse kap me rrjeta ose me grepa ose duar, nuk ka rëndësi. te ata, madhësia e kapjes së peshkut është shumë e vogël, veçanërisht për troftën dhe nuk lejohet që një troftë të rritet, të shumohet një ose dy herë dhe të lërë pasardhës”, tha Dimce Majkoski-Klubi i peshkimit.

Popullsia e troftës në pjesën shqiptare të liqenit gjithashtu po zvogëlohet në mënyrë drastike, thotë Majkoski.

„…Ata duhet të vetëdijesohen. Nevojitet një marrëveshje midis Maqedonisë dhe Shqipërisë për harmonizimi, para së gjithash të ligjeve të peshkimit”, shtoi Dimce Majkoski-Klubi i peshkimit.

Ndërkohë, nga pala maqedonase, liqeni i Ohrit është përsëri pa koncesionar. Kompania që fitoi konkursin për menaxhimin e tij u tërhoq për shkak të pamundësisë për të përmbushur kushtet e nevojshme. Për shkak të kësaj, liqeni tani është në kaos.

“Për sa i përket kontrollit të peshkimit, gjatë 20 viteve të fundit trofta endemike e Ohrit dhe Belvicës janë në një nivel kritik…”, theksoi Gjoko Zoroski-ekolog.

Por pavarësisht situatës alarmante, në menutë në restorante, trofta e Ohrit shitet me një çmim deri në 70 euro për kilogram, megjithëse peshkimi i saj është i ndaluar./Alsat.mk