Bujar Osmani, kandidati që ka mbledhur më së shumti nënshkrime, i dyti Maksim Dimitrievski

Në dy ditët e para të afatit për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e nominuar për president, gjithsej janë nënshkruar 14.360 qytetarë. Kështu njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga ku theksojnë se asnjë nga kandidatët nuk i ka mbledhur 10 mijë nënshkrime të nevojshme.

Bujar Osmani, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), deri më tani ka mbledhur më së shumti nënshkrime. Deri në fund të ditës së djeshme ai ka grumbulluar mbi 5.405 nënshkrime. Pas tij vjen lideri i “ZNAM-së për Maqedoninë tonë” Maksim Dimitrievski me 3.613. nënshkrimet, pastaj kandidatja e mbështetur nga e majta, Biljana Vankovska-Cvetkovska, e cila ka marrë 2758 nënshkrime.

Nga kandidatët e tjerë, kandidati i GROM-it, Stevço Jakimovski, deri mbrëmë ka arritur të mbledh 1974 nënshkrime, kurse 11 kandidatët e tjerë në listë të gjithë kanë më pak se një mijë nënshkrimme. Kandidati i bllokut opozitar “VLEN”, Arben Tarvari ka pasur vetëm 246 nënshkrime dhe vetëm tre më shumë se Velo Markovski. Ka edhe nga ata kandidat të cilët nuk kanë asnjë nënshkrim, siç është kandidati Tome Nikolloski.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se duke filluar nga sot, derisa do të vazhdojë mbledhja e nënshkrimeve, një herë në ditë do të bëjë përmbledhje të numrit të nënshkrimeve të grumbulluara për secilin kandidat individualisht dhe do ti përditësojë informatat rregullisht.

Të premten filloi procedura për mbledhjen e nënshkrimeve, e cila do të vazhdojë çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa ditën e fundit, pra më 8 mars, do të punohet deri në orën 12:00. Mbledhja e nënshkrimeve bëhet në të gjitha njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së të cilat janë vendosur në selitë e 34 pushteteve lokale dhe para noterëve kompetentë./tvklan.mk