BDI: Edhe sot, në të gjitha qytetet, shqiptarët në rresht firmosin për Bujar Osmanin

Mbështetësit e Bashkimit Demokratik për Integrim, kanë nënshkruar sot në përkrahje të Bujar Osmanit në garën për president të vendit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh mirënjohje të thellë ndaj të gjithë qytetarëve që nga dita e premte kanë vendosur nënshkrimin e tyre në përkrahje të kandidaturës së Bujar Osmanit.

Edhe sot, në të gjitha qytetet, shqiptarët po vërshojnë qendrat rajonale të KSHZ-së duke ranguar kështu kandidatin tonë bindshëm të parin në mesin e kandidatëve tjerë gjatë procesit të grumbullimit të nënshkrimeve.

Kjo përkrahje masovike dhe vullnetare e qytetarëve ju ka penguar propagandistëve rus në vendin tonë që kanë sajuar shpifje dhe lajme të rreme për të justifikuar dështimin e tyre. Të gjitha nënshkrimet janë vendosur në qendrat rajonale të KSHZ-së sipas procedurës së paraparë ligjore, gjë që e dëshmojnë edhe fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.

Numri i 10.000 nënshkrimeve do të arrihet shpejt, por ne do ta lëmë të hapur procesin për t’ju dhënë mundësi nënshkrimi të gjithë qytetarëve që duan të shprehin mbështetjen e tyre për kandidaturën më gjithëpërfshirëse , atë të Bujar Osmanit.

Përkrahja për Bujar Osmanin është rruga e sigurt e jetësimit të kauzës së Presidentit të parë shqiptar përmes konceptit të përzgjedhjes me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit, hap i sigurt përpara drejt Europës dhe kundër Rusisë.

Ti themi JO Rusisë, PO Europës!”, thone nga BDI./tvklan.mk