“Zgjedhjet presidenciale”, fillon sot mbledhja e nënshkrimeve

Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe për kandidatë për deputetë fillon sot dhe do të zgjasë deri më 8 mars, sipas orareve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur propozues të kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët. Kandidatët për president dje u shpallën nga BDI, të cilët propozojnë ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Lëvizja “ZNAM”, e cila do të dalë me liderin Maksim Dimitrievski. Paraprakisht LSDM-ja njoftoi se kandidati i tyre do të jetë kreu aktual i shtetit Stevo Pendarovski, VMRO-DPMNE-ja do të garoj me Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski është kandidat i GROM-it, partisë që ai drejton, profesoresha Biljana Vankovska është kandidate e “Të Majtës”, Arben Taravari i koalicionit opozitar shqiptar “VLEN”.