Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,50 %.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l.

Çmimet shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI I(EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 24.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS-95 do të shitet për 83,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS-98 do të shitet për 85,50 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 78,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 77,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 42,901 (denarë/kilogram).