Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,08 %.

Nga data 20.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95                              83,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98                              83,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V)                          80,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 77,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,881 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, shkruan Alsat.

Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,149 den/kg dhe do të jetë 41,881 den/kg.