
Me 591 vota është shkarkuar Arben Taravari nga kreu i ASH-së. Taravari është shkarkuar sot në kongresin e 4 i cili mbahet në Shkup. Shkarkimi i tij nga kreu i ASH-së erdhi pasi Arben Taravari vazhdoi rrugën e tij me opozitën shqipatre duke mos dhënë llogari para partisë dhe kryesisë së partisë.
Në këtë kongres pritet që të zgjidhet kryetar i ASH-së, Ziadin Sela mëson TS, pasi është i vetmi kandidat në garë.
Nga ana tjetër, Arben Taravari ka shpallur kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut me opozitën shqiptare që tani quhet VLEN.