
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një apel urgjent që vendi i tij të ndihmohet me armatim.
Sipas tij kjo është mënyra që të shmanget një “situatë katastrofike” në Evropë, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
“Një deficit artificial i armëve” do ta ndihmonte vetëm Rusinë, ka thënë Zelensky gjatë një konference ndërkombëtare.
Forcat e Ukrainës kanë qenë duke u përballur me pakësim të municionit, derisa ndihma vitale amerikane për Ukrainën është mbajtur pezull në Kongres nga përkrahësit e ish-presidentit, Donald Trump.