
Lidhja Europiane për Ndryshim duket se ka caktuar kandidatin e saj për president të shtetit.
Sipas informacioneve të mediave, Arben Taravari, kryetari i Gostivarit dhe i ASH-së, do të garojë për të parin e shtetit.
Ky vendim vjen pas takimeve që kanë pasur krerët e LEN-it, duke diskutuar emrin e kandidatit që do t’i përfaqësoj ata në zgjedhjet presidenciale.
Kujtojmë se së fundit Taravari iu bashkuar opozitës shqiptare, një veprim që shkaktoi edhe trazira tek Aleanca.