Grubi: Forcat evropiane fitojnë zgjedhjet

Nesër edhe zyrtarisht pritet të nënshkruhet mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale nga ana e kryetarit të Kuvendit.

Duke folur për këtë, po edhe për koalicionimet e mundëshme, zëvendëskryeministri Artan Grubi në një prononcim për indeks.mk dhe Al Jezaira tha se për momentin partitë politike, të gjitha pa përjashtim janë duke bërë matje, në të gjitha komunat dhe në mbarë republikën, thotë se pas pas rezultateve do të vijojë analiza për atë se si do të veprohet.

“Për momentin të gjithë partitë politike po realizojnë anketime në të gjitha komunat si dhe në mbarë Republikën, dhe pas rezultateve do të vijojë analiza për atë se si do të veprohet në zgjedhje, ende nuk është vendosur bashkë apo veçmas të shkohet”, tha fillimisht Grubi.

Megjithatë, është i bindur se edhe këtë rradhë do të fitojnë, dominojnë , forcat të cilat janë për Maqedoninë europiane.

“E dimë që forcat të cilat janë për Maqedoninë europiane janë në numër të më madh dhe nuk duhet të lejojnë ndikim rus ndaj zgjedhjeve dhe Qeverisë së ardhshme që do të na largonte nga integrimi europian”, deklaroi Grubi.