Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bëri të ditur se përfundimisht rroga minimale në muajin mars do të rritet në 22500 denarë.
Ai për “TV21” shtoi se nën udhëheqjen e BDI-së, në më pak se dy vjet, rroga minimale do të shkojë në 30 mijë denarë. “Në muajin mars do të ketë edhe një rritje të pagës minimale edhe në sektorin privat dhe në atë publik, dhe në një periudhë jo më shumë se dy vite, duke u bazuar në të gjithë parametrat ekonomikë, unë jam i bindur se nën udhëheqjen e BDI-së nga 22500 denarë pagë minimale do të kemi një pagë minimale jo më pak se 30 mijë denarë”, tha Bekteshi.