
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në seancë urgjente ka votuar nevojën për ndryshime në Ligjin për siguri në komunikacion dhe në rrugët, me procedurë të shkurtuar dhe e ka dërguar në komisionet amë për shqyrtim.
“Me 89 vota për dhe asnjë përmbajtur është votuar edhe nevoja për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për siguri në rrugë”, tha kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski, i cili tha se komisionet amë do ta shqyrtojnë propozimin, para se i njëjti të vendoset në seancë plenare për votim.
Patentët e shoferëve do të vazhdojnë deri në fund të vitit,31 dhjetor 2024!Ligji pritet të miratohet në Kuvend‼️