
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjenden para një sfide tjetër. Shtrohet pyetja nëse rrëmujat dhe tollovitë për dokumentet e udhëtimit do të reflektohen edhe para stacioneve për kontroll Teknik.
Etiketa NMK, e cila nga e hëna duhet të qëndrojnë nëpër targat e automjeteve, duhet të jetë pa pagesë, por procedura nuk ka për të qenë e lehtë.
“Pronarët e automjeteve që nga 12 shkurti priten që të ndyshojnë targat e tyre me shenjat e vjetra MK, në shenjat e reja NMK, mirëpo edhe pse afati i ndërrimit të këtyre etiketave po afrohet shumë prej stacioneve për kontroll teknik ende nuk i kanë këto etiketa”.
Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm I Greqisë, Jorgos Gerapetritis me anë të shkresës I ka njoftuar kolegët ministra dhe organizatat tjera ndërkombëtare për obligimet për dokumentet e udhëtimit të Maqedonisë së Veriut pas 12 shkurtit.
Njoftimin zyrtar, sipas mediave greke, shefi I diplomacisë greke e ka dërguar më 30 janar.
Në këtë njoftim thuhet se më 12 shkurt përfundon afati kalimtar Teknik I Marrëveshjes së Prespës, për ndryshimin e dokumenteve të udhëtimit me emrin e ri të vendit./tvklan.mk