Ndeshja gjenerale kundër Karaormanit fqinj rezultoi të jetë pozitive. Skuadra jonë shënoi fitore 4:1, duke e mbyllur kështu me fitore ciklin e ndeshjeve miqësore në prag të stinorit pranveror, që starton javën e ardhshme…
Struga Trim Lum ka regjistruar fitore 4:1 përballë Karaormanit, ndeshje kjo që u zhvillua sot në qytetin e Strugës. Trajneri Shpëtim Duro e shfrytëzoi këtë takim si provë gjenerale para startit të stinorit pranveror, që nis javën tjetër.
Strategu ynë e nisi ndeshjen me një formacion shumë premtues, mirëpo gjithsesi se nuk munguan edhe kombinimet, kjo me qëllim që të ketë një pasqyrë sa më të mirë drejt ndërtimit të atij formacioni, që do të bartë barën kryesore në kampionat.
Loja sulmuese nga ana e ekipit tonë u shfaq që nga fillimi, ndërsa pjesa e parë përkundër rasteve të shumta u mbyll me vetëm një gol të shënuar në rrjetën e Karaormanit.
Autorë i golit të parë në këtë ndeshje ishte Bassirou Compaore, ndërsa në pjesën e dytë skuadra u tregua edhe më efikase, kjo falë edhe inkuadrimit në lojë të sulmuesit tonë kryesor, Besart Ibraimi.
Numri 9-të në këtë pjesë realizoi dy gola, ndërsa golin e parë me fanellën “bardhekuq” e realizoi edhe Shaban Zenku.
Ishte kjo fitorja e dytë identike ndaj Karaormanit në këtë cikël përgatitor, ku regjistruam edhe dy disfata dhe një barazim, pas atyre ndeshjeve të zhvilluara në Turqi, ku njëherit zhvilluam edhe fazën kryesore të përgatitjeve.