Kontrolloni llogaritë, erdhën paratë nga TVSH-ja

Sot është një ditë e mirë për skanuesit e kuponëve fiskalë. Mundi i grumbullimit dhe skanimit dha rezultat.

Në fakt, sot qytetarëve u janë paguar paratë e rimbursimit të tatimit përmes projektit TVSH-ja ime.

Shuma maksimale që mund të marrë një qytetar që skanon faturat në një tremujor është 2100 denarë.

Sipas të dhënave, mbi gjysmë milioni qytetarë të Maqedonisë së Veriut skanojnë llogaritë fiskale.