Xhaferi: Në seancën e nesërme qeveritare zgjidhje më konkrete për problemin me pasaportat

Kryeministri i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi, në një intervistë për MIA-n paralajmëroi se në seancën e nesërme të qeverisë do të ketë zgjidhje më konkrete për problemin me dokumentet e udhëtimit.

Deri më 12 shkurt qytetarët duhet të ndërrojnë dokumentet e udhëtimit për shkak të ndryshimit të emrit të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Duke pasur parasysh se nuk është e mundur të udhëtohet nga jashtë pa asnjë dokument, shteti ka krijuar një rrjet përfaqësive diplomatike-konsullore që kanë autoritetin dhe detyrimin për të lëshuar një dokument të përshtatshëm për udhëtim në një drejtim në raste të tilla në mënyrë që: në aspektin popullor, qytetarët tanë mund të arrijnë tek institucionet e shtetit brenda shtetit dhe këtu për të siguruar urgjencën e çështjes”, tha Xhaferi në një intervistë për MIA-n.