
Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka takuar kryeministrin Talat Xhaferi të cilin e ka uruar edhe njëherë për detyrën e re.
Bashkëbiseduam për sfidat me të cilat përballet vendi, vazhdimin e punës në përputhje me kursin e politikave pro-europiane sepse e ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj është tek familja e madhe europiane dhe alternativë tjetër nuk kemi, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.
Sot isha te Talati në Qeveri, dje Kryeparlamentar, sot Kryeministër.
E urova edhe njëherë për detyrën dhe i dëshirova shëndet e suksese në punë.
Kjo Qeveri e udhëhequr nga Talat Xhaferi është qeveri e plotë politike me të gjitha kompetencat e përcaktuara me ligj dhe kushtetutë.
Bashkëbiseduam për sfidat me të cilat përballet vendi, vazhdimin e punës në përputhje me kursin e politikave pro-europiane sepse e ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj është tek familja e madhe europiane dhe alternativë tjetër nuk kemi.
Punë të mbarë Talat, bashkë me Artanin, Fatmirin, Bujarin, Kreshnikun, Jetonin, si dhe Nazimin, Bekimin dhe Agimin në kabinetin qeveritar.