Rrjeti televiziv Al Jazeera raporton për zbulimin e një varri masiv të të burgosurve palestinezë, të cilët u prangosën, iu mbuluan sytë dhe u hodhën në mbeturina në një shkollë në Gazën veriore.
Sipas avokates, Diana Buttu, kjo është dëshmi që forcon vendimin e GJND-së se ekziston një rrezik i besueshëm që Izraeli po kryen gjenocid në Gaza.
“Kjo është pikërisht arsyeja pse Izraeli u dërgua në GjND”, tha avokatja me bazë në Ramallah për Al Jazeera, duke shtuar se Izraeli ka kryer krime lufte kundër palestinezëve që nga viti 1948 dhe askush nuk i ka kërkuar ndonjëherë përgjegjësi Izraelit.
Ky incident, nënvizoi Buttu, është padyshim një krim lufte dhe bota duhet të bëjë diçka për të. Ajo tha se këto lloj provash duhet të ruhen, por kjo mund të ndodhë vetëm nën një armëpushim.