
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi priti sot në takim ambasadorin e Kosovës në Shkup Florian Qehaja.
Ata me këtë rast riafirmuan zotimet për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, për ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit ekonomik.
Në takim kryeministri Xhaferi përsëriti qëndrimin e tij afirmativ për aderimin e Kosovës në të gjitha organizatat dhe nismat multilaterale dhe rajonale.