Geer uron Xhaferin: Pres të bashkëpunojmë me përbërjen e re qeveritare

Eruoambasadori në Shkup, David Geer, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, ka uruar zgjedhjen e qeverisë kalimtare në krye me Talat Xhaferin.

Geer ka shkruar se mezi pret që të bashkëpunojë me përbërjen e re qeveritare. “Urime kryeministrit Xhaferi për zgjedhjen e tij kryeministër. Mezi presim bashkëpunim të ngushtë me të dhe qeverinë e re në këtë moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së”, ka shkruar Geer. Talat Xhaferi dje u zgjodh kryeministër i Qeverisë teknike, e cila ka mandat 100 ditor dhe është përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve të rregullta kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj.