Votohet qeveria e re! Talat Xhaferi bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Në parlamentin e RMV, me 65 vota pro dhe 3 kundër deputetët votuan Qeverinë teknike e cila do të jetë në funksion për 100 ditë e udhëhequr nga Talat Xhaferi si kryministër.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë ata ashtu edhe siç paralajmëruan nuk votuan qeverinë teknike, derisa deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin prezent në sallë.