
MPB Maqedoni informon se dje (25.01.2024) në ora 14:30 në Strugë, nga ana e punonjësve policorë të SPB Ohër është ndaluar 40-vjeçari B.T. nga fshati Dollnen i Prilepit dhe 47-vjeçari S.A. nga fshati Debresht i Prilepit.
Ata janë kapur duke kryer vjedhje në një objekt komercial në rrugën “Marshal Tito” në Strugë. “Gjërat e vjedhura u konfiskuan dhe iu kthyen pronarit. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.