SHBA nën alarm, 90 të vdekur nga moti i keq! Vendasit të tronditur: Stuhi si këto, s’kemi parë
Gati 90 vdekje të lidhura me motin janë regjistruar në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vendi u godit javën që shkoi nga stuhi të dhunshme dimërore.
Numri më i madh i viktimave u shënua në Tenesi, 25 dhe 16 të tjerë në Oregon, ku vazhdon të mbetet në fuqi gjendja e emergjencës pas ngricave e akullit nëpër rrugë, që pritet të vazhdojnë të paktën deri të mërkurën.
Dhjetëra mijëra njerëz mbeten gjithashtu pa energji elektrike në pjesë të mëdha të vendit. Sipas një raporti të CBS, i konsideruar si partneri i BBC-së në SHBA, viktima janë raportuar gjithashtu në Illinois, Pensilvani, Misisipi, Uashington, Kentaki, Wisconsin, Nju Jork, Nju Xhersi dhe gjetkë.
Në një incident në Portland, tre vetë vdiqën të goditur nga rryma elektrike kur erërat e fuqishme shkaktuan këputën dhe rënien e një kablli të tensionit të lartë mbi automjetin me të cilin ata po udhëtonin. Një foshnjë që ndodhej në makinë ka shpëtuar. Vdekje të tjera mbeten nën hetim, duke përfshirë atë të një personi të vrarë në një aksident me pesë makina të përplasura në Kentucky dhe katër në Illinois.
Pesë persona – shumica e të cilëvë supozohet se ishin të pastrehë – kanë vdekur vetëm gjatë katër ditëve në Seattle, sipas Associated Press. Në Misisipi, moti ekstrem i ka shtyrë zyrtarët të paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve që “të marrin makinat vetëm nëse do të jetë e nevojshme” dhe “të mbeten të vetëdijshëm për akullin në rrugë. Për shkak të kushteve atmosferike, edhe universitetet në shtet e kanë vonuar kthimin e studentëve nga pushimet dimërore.
Top Channel