Shpëtim Duro flet për përgatitjet në Turqi dhe ndeshjen e nesërme kundër Orenburg

Strategu Shpëtim Duro nesër kundër rusëve të Orenburg, do të ketë mundësinë të shoh formën momentale të futbollistëve, që tashmë tre ditë po stërviten në tokën turke….
________________________________________________________________________________________________________________

Struga Trim Lum po vazhdon përgatitjet dimërore në Antalia të Turqisë, aty ku do të qëndrojmë deri me datë 03 shkurt. 

Skuadra përmes seancave të rregullta stërvitore dhe ndeshjeve kontrolluese do të kërkojë të ndërtojë fizionominë që kërkon shefi i stafit teknik, Shpëtim Duro. 

Strategu ynë nesër kundër rusëve të Orenburg, do të ketë mundësinë të shoh formën momentale të futbollistëve, që nga dita në ditë po largojnë ngërçin, falë angazhimit serioz në stërvitjet e deritanishme. 

“Po kalojmë shumë mirë këtu në Antalia. Kushtet janë fantastike, gjithashtu edhe stërvitjet janë OK. Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, që në përpikmëri po kryejnë detyrat. Shihet një ngërç, apo ngarkesë tek futbollistët, që është normale, pasi jemi në fazën e rikuperimit, mirëpo me kalimin e kohës besoj do të jetë gjithçka në rregull” – shprehet trajneri Shpëtim Duro, i cili foli edhe për ndeshjen e parë kontrolluese në tokën turke. 

“Nesër kemi ndeshjen e parë miqësore, përmes së cilës do të shohim situatën e ekipit. Si zakonisht ndeshjet e para janë më të rënda, mirëpo të njëjtat do na shërbejnë për më andej. Rezultati si gjithnjë në ndeshje të këtilla është në plan të dytë, kjo pasi përmes tyre testojmë formën dhe aftësitë e lojtarëve tanë. Nesër kundër Orenburg shpresoj të provojë të gjithë futbollistët” – tha trajneri Duro. 

Ndeshja Struga Trim Lum – Orenburg do të zhvillohet në “Calista Luxory Resort Sports Center” në Antalia me fillim në ora 14:00 sipas kohës sonë lokale, ndërsa 16:00 sipas kohës lokale në Turqi.