Fitore e kampionëve të Struga Trim Lum 4:1 në testin ndaj Karaormanit, ndeshje kjo e parë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Strugë, ndërsa trajneri Shpëtim Duro pati mundësinë të shohë formën e skuadrës para nisjes për në Antalia të Turqisë, aty ku do të zhvillojnë edhe 4 ndeshje kontrolluese me kundërshtarë të huaj.
Në element në takimin e sotëm dolën të jenë sulmuesit, Besart Ibraimi, Senad Jaroviç, Bassirou Compaore dhe Mentor Mazrekaj, që shënuan të gjithë 4 golat, 3 prej të cilëve që në pjesën e parë, që u mbyll me shifrat 3:0.
Skuadra e Struga TL nesër do të zhvillojë edhe stërvitjen e fundit këtu në Strugë, para se të shtunën të niset për në Antalia të Turqisë, aty ku tashmë kemi caktuar edhe takimet kundër skuadrave të FC Orenburg nga Rusia, FC Arka Gdynia dhe FC LKS Lodz nga Polonia si dhe kundër FC Chornomorets Odesa nga Ukraina.