Vdekja e 19-vjeçarit nga Vevçani,anuloi një pjesë të manifestimeve të planifikuara të karnevalit

Ngjarja tragjike me vdekjen e 19-vjeçarit nga Vevçani, djalit të ish-deputetit Kërsto Mukoski,anuloi një pjesë të manifestimeve të planifikuara për karnavalin e sivjetshëm të Vevçanit. Sipas paralajmërimeve, sfilata e maskave të planifikuara saktësisht në mesditë do të zhvillohet, por vetëm për sa të ruhet tradita dhe një numër i madh i maskave as që do të shfaqen. Në qendër të fshatit të gjithë personat e maskuar do të mbajnë një minutë heshtje. Ndryshe, karnavali në Vevçan mbahet çdo vit në prag të Vitit të Ri Ortodoks, i cili festohet sonte. Në Vevçan ndodhen një numër i madh turistësh, por edhe media dhe bllogerë të huaj.

“Ju mund të vini re se rrugët e Vevçanit nuk kanë qenë asnjëherë në këtë gjendje më 13 janar, bosh. Vevçani është një vend i vogël dhe të gjithë jemi si një familje. Ngjarje të tilla tragjike na tronditin. Ngjarja dhe koncerti i sonte është anuluar. Tradita do të vazhdojë. Sfilata do të mbahet në një gjendje minimale. Nuk mund të ndikojmë se kush do të marrë pjesë. Por asnjëherë nuk ka qenë kështu”, u shpreh Spase Koçoski-kryetar i Komunës së Vevçanit.