
Në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mor vendim për shkarkimin e Avokatit të Shtetit në rajonin e Strugës dhe atë të Shkupit.
“Me propozim të Avokatit të Shtetit, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë, në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mor vendim për shkarkimin e Avokatit të Shtetit në rajonin e Strugës dhe atë të Shkupit, për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të papërgjegjëshme të funksionit.
Konkretisht, Qeveria e RMV-së vendosi të shkarkojë Mirko Veljanoskin nga pozita e Avokatit të Shtetit në Avokatinë e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Strugës, për shkak të punës joprofesionale dhe të pakujdesshme të Avokatit të Shtetit, dhe Jane Jankullovskin nga pozita e Avokatit të Shtetit në Avokatinë e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Shkupit, për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të papërgjegjëshme të funksionit Avokat i Shtetit”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.