Kaos, malltretim dhe poshtërim i turpshëm i qytetarëve – e ka quajtur presidenti Stevo Pendarovski procedurën për nxjerrjen e dokumenteve të reja personale dhe të udhëtimit, për shkak të ndryshimit të emrit të shtetit. Kjo për arsye të tollovive të shkaktuara nëpër sportelet e MPB-së, pasi afati i fundit është 12 shkurti i këtij viti.
Në një intervistë në Sitel, Pendarovski propozoi vazhdimin e afatit për nxjerrjen e tyre.
“Së pari, është një poshtërim i turpshëm i qytetarëve maqedonas. Dhe e panevojshme. Së dyti, këtë ua propozova të paktën dy ministrave në Qeverinë e Maqedonisë – me një ndërhyrje të shpejtë në dy ligje – ligjin për letërnjoftimet dhe ligjin për dokumentet e udhëtimit, dhe nëse është e nevojshme ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor. Ajo bëhet në një pasdite, e dimë që mund të bëhet në një pasdite, nuk ka pse të jetë me flamur evropian. Do t’i ndryshojmë ato dy ligje, do ta zgjasim afatin, në vend që shkurti të jetë shtator-tetor, paraprakisht do t’i informojmë grekët se nuk kemi ndërmend të ikim nga obligimet nga Marrëveshja e Prespës”, tha presidenti Pendarovski.