Me politikat e suksesshme ekonomike të LSDM-së, pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten edhe në vitin 2024, thonë nga kjo parti.
Sipas LSDM-së, në Buxhetin për vitin 2024 tashmë janë paraparë 160 milionë euro shtesë për paga më të larta dhe 170 milionë euro shtesë për pensione më të larta.
“LSDM e ngriti pagën mesatare në 39.000 denarë ose 630 euro. Në kohën e DPMNE-së, paga mesatare ishte rreth 22.000 denarë. Paga mesatare është 300 euro më e lartë sot krahasuar me vitin 2016.
LSDM thotë se në 6 vitet e kaluara e ka rritur pagën minimale 4 herë dhe tani ajo është 20.175 denarë. Për vetëm pak vite dhe në krahasim me DPMNE-në, LSDM e rriti pagën minimale për mbi 100%.
Nga muaji mars do të ketë rritje të re të pagës minimale në 22.500 denarë.
“Me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve, dy herë në vit, me rritjen e pagës mesatare dhe të kostos së jetesës, LSDM siguroi rritje të vazhdueshme të pensioneve, pavarësisht nga vullneti politik i kujtdo”, theksojnë partia në pushtet.
Krahasuar me kohën e DPMNE-së, LSDM, siç thonë ata, e ka rritur pensionin minimal për 50% dhe pensionin mesatar për 50%.