Sot edhe zyrtarisht kemi startuar me fazën e përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, ku do të tentojmë të bëjmë më të mirën, duke vazhduar rrugëtimin e nisur gjatë pjesës së parë të sezonit, ku në fund u kurorëzuam me titullin e kampionit të vjeshtës…
________________________________________________________________________________________________________________
Struga Trim Lum sot edhe zyrtarisht ka startuar me përgatitjet për stinorin pranveror. Në formacion jo të plotë, mirëpo që i njëjti pritet të sistemohet shumë shpejtë ditëve në vijim, skuadra sot nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, zhvilloi seancën e parë stërvitore.
E njëjta u zhvillua në Strugë, aty ku do të qëndrojmë deri më datë 19 janar, ndërsa nga 20 janari deri me datë 03 shkurt do të zhvendosemi në Antalia të Turqisë, aty ku do të zhvillojmë edhe fazën kryesore të përgatitjeve.
Në tokën turke, ekipi ka planifikuar të zhvillojë edhe 4 ndeshje kontrolluese, me kundërshtarë të huaj, për emrat e të cilëve do ju njoftojmë me kohë.
Fazën e fundit para startit të sezonit pranveror do ta zhvillojmë sërish në Strugë, aty ku rikthehemi me datë 4 shkurt, ndërsa mes datës 09-10 kemi planifikuar të zhvillojmë edhe ndeshjen gjenerale para se edhe zyrtarisht të ju rikthehemi ndeshjeve kampionale.
Në grumbullimin e parë të skuadrës në vitin 2024, prezent ishte edhe presidenti Arbtrim Qyra si dhe Drejtori Sportiv, Besart Isaku, të cilët pritet të mendojnë edhe për përforcimet e reja, e që realisht nuk do të jenë të shumta, pasi stafi teknik beson tek emrat që kemi dhe që në 18 xhirot e para dolën të jenë më të mirët.