BDI mund të shkojë e vetme në zgjedhje, ja kush e thotë

Bashkimi Demokratik për Integrim mund të shkojë e vetme në zgjedhje, këtë e thotë pronari i portalit TS, Rami Mislimi.

Ai ka bërë një analizë pasi të gjithë partitë politike thonë se janë të forta dhe me 8 Maj të këtij viti do të fitojnë zgjedhjet. Sipas Mislimit, nëse të gjithë thonë se do të fitojnë atëherë le të shkohet në zgjedhje teta tetë. BDI vet, ASh vet dhe LEN-ni vet.

“A po shkojmë si burrat teta tetë?
BDI: Ne jemi të fortë, të gjitha sondazhet na nxjerrin fitues dhe do fitojmë bindshëm!
LEN: Ne jemi të fortë dhe do ta rrëzojmë BDI-në!
ASH: Ne jemi të fortë, BDI dhe LEN na lusin!
Meqë të gjithë janë të fortë le të shkohet në zgjedhje BDI vet, ASH vet dhe LEN vet.
Sipas sondazheve të publikuara dhe pa publikuara të porositura nga BDI-ja, LEN-ni dhe ASH-ja, Ali Ahmeti i fiton zgjedhjet, LEN-i i humb zgjedhjet ndërsa ASH -ja mund të humb dhe mund të fitojë më pak ose më shumë deputet.
BDI duke u bazuar në sondazhet e agjencive prestigjoze mbi 99% po përgatitet të shkojë e vetme në zgjedhje dhe me këtë do të le të lirë edhe Arben Tarvarin të rreshtohet aty ku e ndjen veten më mirë dhe më rahat.
Matematika e sondazheve serioze nëse të gjithë partitë shkojnë të vetme:
BDI: 16 -19 deputet
LEN: 4-5 deputet
ASH: 3-4 deputet
Partitë tjera shqiptare mund vetëm ti djegin votat.
Matematika e sondazheve serioze nëse ASH reshtohet me BDI apo me LEN:
BDI – ASH: 22-25 deputet
LEN- ASH : 7-10 deputet
Këto të dhëna janë nëse zgjedhjet mbahen të dielën që vjen 😜.
Deri me datë 8 Maj çdo gjë mund të ndryshohet, por një gjë e sigurtë është se LEN nuk mund ti fitojë zgjedhjet dhe ASH nuk bashkohet me LEN-in 🤣” ka shkruar Mislimi