Itali: 32-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident

Një i ri shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali.

Rasti tragjik ka ndodhur në provincën e Moscianos.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 32-vjeçarin, Eduart Hoxha.

Hoxha ishte babai i dy fëmijëve.

Ai u aksidentua me veturën e tij të tipit “Fiat Punto”, ku u përplas nga një “Audi A3”, i cili drejtohej nga një 25 vjeçar.

Sipas mediave italiane, ekipet emergjente kishin mbërritur shumë shpejt në vendin e ngjarjes, por i riu shqiptar nuk arriti t’ju bënte ballë lëndimeve.

Kurse, shoferi italian ka pësuar dëmtime më të lehta.