Besimtarët ortodoks festojnë sot Krishtlindjen. Liturgjitë e Krishtlindjes u mbajtën në të gjitha kishat në vend, ndërsa manifestimi kryesorë u zhvillua në Kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.
Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Stefani përçoi mesazhe për paqe, harmoni dhe dashuri.
Mesazhe urimi dërguan edhe të gjithë krerët shtetërorë dhe përfaqësues të partive politike në vend duke uruar mirëqenie, paqe, shëndet e harmoni për të gjithë qytetarët.
Tradicionalisht në festën e Krishtlindjeve familjet bëhen bashkë në tryezën e mbushur dhe shkëmbejnë urime me afërmit e tyre. Në prag të Krishtlindjeve besimtarët ortodoksë kremtojnë buzmin.
Krishtlindja është festa e lindjes së Krishtit dhe pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për besimtarët ortodoksë. Në botë Krishtlindjet festohen më 25 dhjetor, ndërsa besimtarët ortodoksë festojnë më 7 janar. / Alsat.mk