
Çmimet e shërbimeve të gastronomisë për periudhën nëntor-dhjetor të vitit të kaluar janë rritur për 0.5 për qind. Sipas Entit të Statistikave nëse bëjmë krahasimin me vitin 2022, atëherë i bie që çmimet janë rritur për 9.8 për qind, ndërsa nëse e krahasojmë vetëm muajin dhjetor rritja është për 4.3 për qind.
Rritje e çmimeve është vërejtur edhe të ushqimet për 0.5 për qind dhe pijet alkoolike për 1.4 për qind. Indeksi i çmimeve të shërbimeve në gastronomi në dhjetor të vitit të kaluar krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 6.5 për qind./alsat.mk