Matjet e mëngjesit tregojnë se banorët e Shkupit thithin ajrin më të ndotur në Evropë, ndërsa kryeqyteti është në vendin e 18-të në botë, tregojnë të dhënat e “IQAIR“.
Shkupi është në shoqërinë e Delhit, Pakistanit dhe Bangladeshit me ndotje të lartë vdekjeprurëse.
Grimcat PM janë disa ditë mbi kufirin e lejuar. Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova theksoi se institucionet publike duhet të kalojnë në sistemin e ngrohjes ekologjike.
Autoritetet sqarojnë vazhdimisht se nuk ka masa të menjëhershme që do të pastrojnë ajrin.
Përveç Shkupit, edhe qytete tjera në RMV si Tetova, Gostivari, Strumica janë qytete me ajër të ndotur, problem ky që bëhet më i rëndë gjatë stinës së dimrit.