Nën ndikimin e aktivitetit ciklon, nga e shtuna deri në fund të ditës do të ketë reshje shiu, vetëm në zonat më të larta malore reshje bore. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme gjatë natës drejt së dielës, mbi 20 l/m2. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor, ndërsa nga e hëna nga drejtimi verior, e cila do të shkaktojë ftohje të ndjeshme, njofton DPHM.
Nga e marta do të mbajë mot i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe ditës.
Në Shkup sot dhe nesër do të mbajë mot me mjegull me ulje të temperaturës ditore.
Të shtunën do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga drejtimi juglindor, ndërsa nga fundi i ditës do të ketë reshje shiu. Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa të hënën për shkak të zbritjes së masës ajrore të ftohtë do të fryjë erë e fortë veriore dhe në pjesët më të larta të luginës do të ketë kushte për borë të herëpashershme.