
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 216-të ka ndryshuar rekomandimin për punë të dielave dhe festave të Krishtlindjeve.
Përkatësisht, Qeveria e ka marrë parasysh dhe ka pranuar sugjerimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale se 7 janari (e diela) dhe 8 janari (e hënë) janë ditë jo pune, sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.