Snajperët e forcave izraelite kanë vrarë shumë civilë palestinezë, në mesin e të cilëve edhe një baba dhe vajzën e tij e vogël në kampin e refugjatëve Al-Shati në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Pamja e momentit të sulmit izraelit është publikuar në televizionin Al Araby. Në lajm thuhet se civilët u shënjestuan drejtpërdrejt nga snajperët izraelitë në rrugët e kampit të refugjatëve Al-Shati.
Në video, trupat e pajetë të një babai palestinez dhe vajzës së tij, të cilët ishin shënjestruar drejtpërdrejt nga forcat izraelite, shiheshin duke qëndruar në rrugë.
Gjithashtu në rrugë mund të shihen kufomat e civilëve të tjerë. Bëhet e ditur se sulmi në fjalë është kryer 3 ditë më parë.
Qeveria në Gaza bëri thirrje për hetim ndërkombëtar për “ekzekutimet në terren” të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës, veçanërisht në veri.