VITI I RI-ME SHPRESA TË REJA!
Nata e dritave për një moment na liron nga ndikimi i mendimeve negative duke i plotsuar me shpresa optimiste . Relaksohemi nga disponimi i madh, nga atmosfera e relaksuar, duke e bërë qytetin një “oazë” që lulzon nga dritat. Këmbehen urimet reciproke me dëshirat më të bukura. Këtë natë për disa orë njerëzit ndihen të liruar nga bara e “thesit” të problemeve si me: emigrimin,varfërinë, me rrogat dhe pensionet e ulta, mе pritjet për punsime etj.
Kaloj një vit për disa me arritje të mëdha, për të tjerët me çaste të vështira! Disa buzëqeshin, kurse disa derdhin lotë për humbjen e ndonjë antari të dashur familjar! Kur e ndiejmë lumturinë,bëhemi të lumtur. Lumturia vlen sa një “ xeherore” plot me ar! Që të bëhemi të lumtur: duhet ta rrojmë të sotmen, se koha kalon nën urën e jetës!
-prof.Muhamet Borova