Turqia arreston 189 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

Autoritetet turke arrestuan të shtunën 189 persona, në 37 provinca, të cilët dyshohen për lidhje me Shtetin Islamik, tha ministri i Brendshëm Ali Erlikaya në platformën e rrjeteve sociale X.

Autoritetet kanë shtuar operacionet kundër Shtetit Islamik dhe militantëve kurdë gjatë javëve të fundit.

Rikujtojmë se persona të armatosur kurdë shpërthyen një bombë pranë ndërtesave qeveritare në Ankara më 1 tetor.