
Sot në Strugë do të hapet zyrtarisht pishina e re.
Kështu do të realizohet premtimi i vjetër i dhënë qytetarëve.
Strujanët tani kanë një pishinë moderne dhe funksionale në vendin ku për shumë vite kishte vetëm rrënoja dhe grumbuj mbeturinash.
Në hapjen e pishinës, sipas njoftimeve nga zyra e tij, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski.