Lufta në Ukrainë/ Nuk ndalet Rusia, pushton qytetin kyç afër Donetsk

Rusia ka marrë tashmë nën pushtet qytetin kyç ukrainas afër Donetsk, një zona tashmë e shkatërruar nga lufta.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu deklaroi se trupat e tij kanë pushtuar qytetin kyç Mariinka në Ukrainën lindore.

Shoigu shtoi se njësitë e sulmit kanë marrë zonën e “fortifikuar fuqimisht”, ndërkohë komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi deklaroi se forcat ukrainase janë zhvendosur në periferi të Mariinka.

Kjo zonë është shkatërruar pothuajse plotësisht nga sulmet e vazhdueshme ruse.

Një ditë më parë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin raportoi për zhvillimet e luftës dhe përparimin që ushtira e vendit të tij ka bërë.

Mariinka, dikur shtëpia e 10,000 njerëzve, ka mbetur në duart e Ukrainës gjatë gjithë luftës së Kremlinit në pjesën lindore.

Kur filloi pushtimi në shkallë të plotë në vitin 2022, Mariinka u vu nën shënjestrën ruse dhe më pas banorët vendas u evakuuan.

Putin e konsideroi “sukses”, arritjen e ushtrisë ruse duke shtuar se trupat ukrainase tashmë janë shtyrë më larg nga Donetsk.