
Baki Kupa,Jetmir Skënderi dhe Gajur Kaba janë ekipi drejtues i Veleshtës
Sonte ne ambientet e shkolles fillore Zini Hani – Veleshte u mbajt mbledhje per zgjedhjen e struktures se re te BL-Veleshte, me miratimin e Njesise per organizimin e Bashkesive Lokale ne kuader te Komunes se Struges.
Mbledhja u karakterizua nga prezence masive e banoreve te saj.
Mbledhjen e udhehoqi ish-Kryetari në detyrë i BL-Veleshte z.Naim Nasufi. Per procesverbalist dhe ne kryesine e punes u propozuan Xhevdet Vinca, Qifli Shej dhe Armend Recii. Mbikqyres i punimeve nga Komuna e Struges ishte Herolind Tuda. Per anetar te keshillit u propozuan 15 emra (foto) te cilat unanimisht u votuan nga te pranishmit.
Nga perberja e keshillit te re u propozuan per Kryetar te BL-Veleshte – Baki Kupa, sekretar – Jetmir Skenderi dhe arkatar Gajur Kaba, te cilet moren mbeshtetje dhe u votuan qe te udheheqin ne vazhdim BL-Veleshte

