
Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka njoftuar se Kuvendi tashmë ka miratuar propozimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vendosjen e pikës së përbashkët kufitare me Republikën e Kosovës.
“Ky fundvit po sjell një tjetër lajm të bukur sa i përket heqjes së barrierave vështirësuese të lëvizjes sonë ndërkufitare. Kuvendi ratifikoi dje propozimin e Qeverisë për heqjen e kufirit me Republikën e Kosovës nëpërmjet vendosjes së një pike të përbashkët kontrolli me aplikacion dhe databazë të përbashkët. Një rajon i hapur i kontribuon zhvillimit të përgjithshëm, njohjes së ndërsjellët, rrënimit të paragjykimeve, fqinjësisë së mirë dhe hapërimit më të shpejtë drejt horizontit të përbashkët të Europës”, shkruan Grubi.