Në seancën e 213-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u miratua propozimi që 40 mijë bujqit ë marrin subvencione në parapagim, si dhe financimi i renovimi i sallës “Rabotniçki” në Shkup.
“Në seancën e sotme, u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e programit dhe udhëzuesit, përmes së cilave i mundësohet bujqve në shtet, për herë të parë deri më tani të marrin pagesën në parapagim për subvencione”, sqaroi Qeveria.
Ministria për Bujqësi është propozuesi e këtij vendimi, bazuar në modelin e ri të subvencionit që e solli Qeveria. Ata do të marrin 30 % e subvencioneve gjatë javës së ardhshme. Qeveria vendosi që të zgjatet afati deri 30 dhjetor për aplikim në Agjencinë për Mbështetje Financiare në zhvillimin bujqësore dhe rural.
“Qeveria në seancën e sotme miratoi Vendimin për shpërndarjen e mjeteve të Buxhetit të RMV-së për vitin 2023, konkretisht nga Agjencia për Rini dhe Sport te Komuna Qendër”, sqaroi Qeveria, në lidhje me 30 milionë denarët për renovimin e sallës sportive “Rsabotniçki”.